Një vizatim i kryeministrit Rama, publikuar në vitin 1983 në revistën “Në shërbim popullit” i është kujtuar atij  nga ish të përndjekurit politikë.

Sipas tyre, vizatimi i titulluar “Vigjilenca” tregon një vajzë të re që vëzhgonte një burrë të ulur në stol, “armiku”.

Këtë fakt e ka përdorur sot në akuzat e tij edhe ish-kryeministri Berisha. Sipas tij, kjo tregon bashkëpunimin e Ramës me sigurimin e shtetit në atë kohë.