Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë infermierin Klodian Dushkaj i cili u arrestua dy ditë më parë nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai u paraqit para togave të zeza paraditen e së enjtes, për t’u njohur me vlerësimin e masës së sigurisë. Pas provave të paraqitura nga organi i akuzës gjykata e ka quajtur të vlefshëm arrestimin e tij, por duke ju referuar faktit se 31-vjeçari nuk përbente ndonje vepër të rëndë penale ka vendosur për të masën detyrim paraqitje.

Ai tashmë do të gjykohet në gjendje të lirë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi gjatë transportit të një të moshuari me autoambulancë nga Spitali i Lezhës drejt Tiranës, nuk qëndroj në një vend me të sëmurin por në kabinë me drejtuesin e mjetit.