Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzohen se rrëmbyen me forcë një 24-vjeçare me qëllim fitimi, duke e shitur në Maqedoni.

Urim Qazimi, 23 vjeç dhe Mersin Myrtollari, 50 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  dje në fshatin Dobranj-Devoll, kanë rrëmbyer forcërisht nga banesa e saj shtetasen V.Sh, 24 vjeçe.

Sipas policisë, rezulton se Urim Qazimaj e ka shitur disa herë 24-vjeçaren në Maqedoni, te persona të ndryshëm, në këmbim të përfitimit material prej tyre (shumës prej 400 Euro).

Urim Qazimaj, kishte qëllim sërish që të kalonte së bashku me vajzën në shtetin maqedonas.

Materialet i  kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” e kryer në bashkëpunim.