Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një kartolinë të veçantë për të uruar Krishtlindjet. Rama ka postuar në Facebook foton e gurit ku u shtri Jezu Krishti para kryqëzimit, duke bashkëngjitur dhe mesazhin e tij të urimit drejtuar shqiptarëve.
“Kjo pamje e rrasës së gurit ku e shtrinë Jezu Krishtin e mbytur në gjak përpara se sa ta gozhdonin në kryq, shëmbëlltyrë e vuajtjeve njerëzore në rrugën e Ringjalljes, na flet të gjithëve në vigjiljen e kremtimit të Krishtlindjeve… GËZUAR KRISHTLINDJET TË GJITHËVE!”, uron kryeministri Rama.