Opera “La Boheme” ngjitet në skenën e TOB mbrëmjen e Krishtlindjeve. Shfaqja do të jetë të enjten në orën 19:00, duke shënuar dhe mbrëmjen e fundit të saj si dhe të të gjithë sezonit të Teatrit të Operas dhe Baletit për vitin 2015.
Opera me katër akte e Giacomo Puçinit vjen për publikun shqiptar nën interpretimin e Orkestrës Sinfonike dhe korit të TKOB, nën dirigjimin e Francesco Cillufo-s. Artistët janë shqiptarë dhe italianë, si: Eva Golemi, Armando Likaj, Dorina Selimaj, Ramona Tullumani, Sidrit Bejleri, Sokol Hidërsha, Jenish Ysmanov, Enrico Marchesini, etj.