Një gafë e rëndë ka ndodhur në miratimin e një ndryshimi të bërë në buxhetin e vitit që po lëmë pas. Me një të rënë të lapsi qeveria ka zhdukur “si me magji” jo pak, por 100 milionë lekë të vjetra, raporton lapsi.

Gjithçka ndodhi në Altin Normativ të miratuar në qeveri më 11 dhjetor dhe të kaluar me shpejtësi edhe në komisionet parlamentare. Në nenin 2 të këtij Akti Normativ u “saktësuan” edhe një herë shpenzimet e vitit që lamë pas. Në zërin “detyrime të prapambetura ishin përcaktuar 85 milionë lekë të vjetra kur në fakt duhet të ishin 185 milionë lekë të vjetra.

Gafën e zbuloi vetë dikasteri i Ministrisë së Financave që ka propozuar edhe ndreqjen e gabimit, siç duket në foton e dytë. Në fletoren e fundit zyrtare ra në sy edhe një pikë e fundit e rendit ku shihet sesi është vënë në vend kjo anomali. Gabimet me shifrat në buxhet kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por jo në llogaritje.