Gjatë protestës të organizuar sot nga PD përpara parlamentit, e mori fjalën edhe këngëtarja e mirënjohur Greta Koçi. Ajo i drejtohet më një gjuhë të ashpër kryeministrit të vendit duke e akuzuar se populli ka mbetur pa bukë për faj të tij.
Ja fjalët që përdori ajo:
“Për çfarë krenoheni ju? Populli është pa bukë. Krenoheni me ligjin e arsimit të lartë apo për 300.000 vendet e punës apo për familjet që iu është hequr ndihma ekonomike, apo për të rinjtë që po enden rrugëve të botës. Jeni artist sikur unë z. Rama, por dyshoj shumë tek artistlliku juaj”, ka thënë ish-nënkryetarja e FRPD-së dhe një prej kandidateve për kreun e këtij forumi.