Konflikti që shpërtheu midis koncensionarëve në terminalin lindor të portit të Durrësit gjatë këtij viti, ka sjellë edhe kosto humbjeje ekonomike për Autoritetin Portual të Durrësit. 9% ka rënë volumi i punës në këtë terminal, ndërsa materialet rifuxho janë transferuar në terminalin perëndimor, duke sjellë edhe ndotje mjedisore, përpos të tjerave. “Koncensionari gjerman “EMS” dhe dy kompanitë stivadore të përfshira në konflikt për ngarkim-shkarkimin e mallrave rifuxho presin vendimin e gjykatës për të zgjidhur cështjen, ndërsa klientët janë duke u larguar nga porti, si pasojë e konfliktit”, deklaroi drejtori i Portit të Durrësit, Gazmend Shalësi në një deklaratë për mediat.
Shalsi publikon një fakt, që përbën edhe një skandal të madh për autoritetet shqiptare. “Në muajin shkurt të këtij viti më ka thirrur prokurori i rrethit dhe kemi shkuar në zyrat e agjencisë “Gala”, e cila është në varësi të komaninsë gjermane “EMS” që ka me koncension kalatën lindore. Jam habitur që aty kemi gjetur vulën e Autoritetit Portual të Durrësit. Bllokimi i vulës është bërë në prani të prokurorit dhe të oficerëve të policisë. Di që ka një hetim për këtë çështje”, tha Shalsi.
Por konflikti ka sjellë ëdhe një problematikë të shtuar përsa i përket ndotjes mjedisore. Shoqëria civile në Durrës ka reaguar dhe ka hartuar një peticion kundër ndotjes që po shkaktohet nga qymyri në lagjet në hyrje të Durrësit. “Ndotja ka ardhur sepse puna në terminalin lindor është bllokuar shpeshherë si pasojë e konfliktit dhe depozitimit të materialeve rifuxho ëshstë bërë në terminalin perëndimor. Për këtë jemi duke diskutuar me Agjensinë rajonale të Mjedisit, prefektin dhe autoritetet e tjera. Apd nuk ka fuqi ligjore të gjejë një zgjidhje. Dhënia me koncension e temrinalit perëndimor që do të përkthehej në investime nga privatë mund të jetë zgjidhje” pohoi Shalsi.
510 mijë ton material rifuxho përpunohen nga porti i Durrësit çdo vit. 50% ose 250 mijë janë qymyr që vjen nga importi për llogari të Kurumit dhe për subjektet në Kosovë. Kjo sasi e madhe qymyri përhapet në ajër dhe është burimi kryesor i ndotjes së disa lagjjeve në hyrje të Durrësit.
Në konferencën për shtyp të mabjtur me rastin e mbylljes së vitit 2015 kreu i APD-së në Durrës foli edhe për prioritetet e punës në vitin 2016, duke nënvizuar sërish rishikimin e kontratave të dhëna për kompanitë koncensionare në portin e Durrësit. “Janë investuar 27 milionë Euro për terminalin e pasagjerëve, dhe porti po paguan 3 milionë Euro kredi cod vit për investimet e ktyera. Këto investime shumë të madha janë dhënë me koncension me fitim në masën 49% , nga ministritë e linjës, duke bërë që kontratat të jenë favorizuese vetëm për privatët.





