Përfaqësuesit e opozitës nisën sot protestën e tyre të fundit për këtë vit me muzikë rrok. Protesta e sotme drejtohet nga Forumi Rinor i PD-së. Protestuesit mbajnë pankarta me parrullat Rama ik, Beqja kryehajdut, etj. Një pjesë e tyre lëshuan tymyese me ngjyrë blu drejt parlamentit, ku do zhvillohet edhe aty seanca e fundit për këtë vit.

Kreu i sapozgjedhur i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se protestat do të vazhdojnë derisa Rama të largohet nga qeverisja. “Rama ik! Meqë kryeministri e ka shumë qejf shprehjen “Nuk keni parë asgjë akoma”, i dashur kryeministër nuk ke parë asgjë akoma nga FRPD!”, deklaroi Këlliçi.