Opozita do të organizojë sot paradite protestën e fundit për këtë vit. Siç është paralajmëruar, në orën 10:00 do të mblidhen para kuvendit protestuesit, në ditën që përkon edhe me fundin e sezonit parlamentar.

Organizimi i sotëm mësohet se i është lënë në dorë FRPD-së.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama nuk do të jenë në Shqipëri, pasi i pari zhvillon vizitë zyrare në Serbi, ndërsa i dyti në Izrael.