Përfshihet nga flakët tregu elektrik në kryeqytet. Flakët kanë përfshirë një kabinë elektrike, pranë së cilës jetojnë disa familje të komunitetit rom.
Tymi është përhapur në gjithë zonën, ndërsa banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Momentalish ende nuk dihen shkaqet ë rënies së zjarrit, ndërsa zjarrëfikësit po punojnë për të vendosur flakët nën kontroll, në mënyrë që të shmangin përhapjet e tyre.