Një 37-vjeçar është gjetur i pajetë në aksin rrugor Korçë-Bilisht mëngjesin e sotëm.
Jani Kollçinaku, i skeduar si kontigjent i trafikut të drogës është gjetur i vrarë pranë nënstacionit elektrik të Zëmblakut.
Sipas policisë së Korçës, në trupin e pajetë ka shenja dhune, ndaj po hetohet në dy pista, atë të aksidentit, dhe të vrasjes së qëllimshme me mjete të forta.
Grupi hetimor, i cili nodhet në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.