Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një 34-vjeçare pasi ishte e shpallur në kërkim, e akuzuar për dhunë në familje.
Lindita Dhoraj, banuese në Vlorë, është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e qytetit bregdetar. Burime nga policia thonë se 34-vjeçarja akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike të përsëritur ndaj kunatës, motrës së bashkëshortit të saj.