Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka folur hapur në rubrikën: “E kam bërë, s’e kam bërë” në emisionin “Oktapod” të Turian Hyskajt.
Topalli është pyetur nëse ka ndodhur ndonjëherë që të ketë kundërshtuar Sali Berishën. Ajo ngriti tabelën “E kam bërë” duke shtuar: “E kam kundërshtuar Berishën përgjithësisht për emërimet e ministrave”.
Pyetjes nëse kishte refuzuar ndonjë takim me Lulzim Bashën, sërish ajo ka ngritur tabelën “E kam bërë”. Por, sa i përket Taulant Ballës tha se i meriton të gjitha ato që ka thënë për të, duke theksuar se kërkonte ndjesë për ndonjë batutë të thënë në sallë.