Dhuna në familjet shqiptare “emigron” edhe në Itali. Djali me nusen janë dërguar në gjyq si personat që dhunonin nënën e moshuar.
E moshuara 90 vjeçe ka treguar për gjykatën e Padovas se ajo fyhej dhe kërcënohej vazhdimisht nga djali, 54 vjeç dhe e shoqja 39-vjeçare. Këta të fundit janë vënë para akuzës dhe pritet që gjykata të vendosë për ta.