Kryeministri Edi Rama sfidon PD-së se pas ligjit për dekriminalizimin duhet të nxjerrë se kush janë 19 deputetet kriminelë të shumicës në Kuvend. “Ligji hyn në fuqi, dhe në janar kur të rimblidhet kuvendi do të jetë momenti i të vërtetës për të parë se sa ka pasur të vërtetë dhe sa ka qenë propaganda e mirënjohur mbi kundërshtarin”- tha Rama, në një deklaratë për mediat pas mbylljes së takimit me krerët e partive të koalicionit në ish-Bllok.
“Pres me padurim që me hyrjen e ligjit në fuqi të shohim se kush janë kriminelët dhe mos gabohem janë numëruar 19 të tillë nga SHQUP-i dhe nga ana tjetër secili të marrë përgjegjësinë përpara popullit për cdo shpifje, akuzë e kriminalizim që për interesa politike i ka bërë kuvendit dhe politikës në tërësi”- tha Rama.