Genc Pjetri, 32 vjeç kërkohej prej 12 vitesh për vrasje, por vetëm sot u arrestua nga policia italiane. Ai ishte pjesë e listës së 100 personave më të rrezikshëm të Interpolit.

Policia ra në gjurmët e të kërkuarit, pas përgjimit që i bëri ish të dashurës së shqiptarit. Sipas mediave italiane, Genc Pjetri, 32 vjeç kërkohej për një vrasje të kryer në vitin 2003 dhe u arrestua gjatë një operacioni nga policia e Romës. Pjetri akuzohet se ka vrarë bashkëfshatarin e tij Hilë Kola për gjakmarrje.

Policia ndoqi gjurmët e djalit të ish të dashurës së Pjetrit dhe në një kohë të shkurtër u gjet apartamenti i tij në komunën Ciampino, aty ku ai fshihej prej kohësh.