Arrestohet në Itali, një nga 100 personat më të kërkuar nga policia shqiptare. Bëhet fjalë për shqiptarin Genc Pjetri, 35 vjeç, i cili ra në prangat e policisë italiane mbrëmjen e djeshme në Romë, shkruajnë mediet italiane.
Pjetri është shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2003 dhe është dënuar me 25 vjet burg, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Hilë Coli.
Pas arrestimit, pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë.