Dy persona janë arrestuar në Pukë pasi u kapën me drogë e municione luftarake.

Fatmir Bushgjokaj, 29 vjeç dhe Tonin Pepkolaj, 46, të dy banues në Tropojë, janë vënë në pranga pas një kontrolli të policisë në furgonin e tyre ku u gjetën dhe u sekuestruan një çantë me 505 gramë lëndë narkotike kanabis sativa, një pistoletë TT me 7 fishekë e 30 arka me llamba lodër pa dokumentacione shoqëruese.

Dy të ndaluarit po udhëtonin në rrugën nacionale Fushë Arrëz- Pukë, në vendin e quajtur Karburanti i Tucajve, kur u kapën në flagrancë.

Fatmir Bushgjokaj akuzohet për prodhim e shitje lëndësh narkotike, ndërsa Tonin Pepkolaj për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë mallrash.