Një peshkatar është mbytur në Divjakë. Viktima është Landi Zhuri, 42 vjeç, i cili kishte dalë për të peshkuar mbrëmjen e së enjtes, në një varkë bashkë me tre peshkatarë të tjerë.

Por, varka është përmbysur në grykëderdhjen e Shkumbinit dhe për pasojë peshkatari nuk ka arritur të dalë në breg, si tre peshkatarët e tjerë, njofton policia.

Paraditen e sotme efektivët e policisë kanë nisur kërkimet për trupin e viktimës.