Mirela Furracaku është deputetja më e re e Kuvendit. Ajo bëri betimin pak minuta më parë, duke zënë vendin pas dy vëllezërve Frroku, njëri në kërkim i dënuar përjetë për vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj dhe tjetri i arrestuar për një vrasje në Belgjikë.

Pas betimit të deputetes së PKD-së, foli Berisha, sipas të cilit, Arben Frroku është njësoj si Edi Rama, i cili i dha lirinë.