Efektivët e Shijakut kanë arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar nga Juba, teksa po vidhte në një banesë.
Në kuadër të operacionit “Gjelat e detit”, u vu në pranga Klevis Ruçi, i cili u kap duke vjedhur në banesën e Fadil Gjyzelit në Jubë.
Por, për 20-vjeçarin nuk ishte hera e parë që vidhte. U dokumentua se ai kishte kryer edhe disa vjedhje të tjera si pula, gjela deti, dhe sende të tjera në zonat e Katundit, Sukthit, Sallmones, Kullës etj. Sipas burimeve policore, Ruçi ishte kthyer në një shqetësim për të gjithë komunitetin ku banonte.