Pas protestës së 8 Dhjetorit, opozita është mbledhur sërish sot për të protestuar para Kuvendit, e cila kërkon largimin e qeverisë dhe ngritjen e një qeverie teknik që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Që prej orës 10:00, protestuesit janë mbledhur para hyrjes së Kuvendit, një pjesë e të cilëve kanë marrë me vete, bilbila, patate dhe vezë.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është parë të hyjë në Kuvend rreth orës 09:45, para grumbullimit të protestuesve. Rama ishte së bashku me deputetin e LSI-së Spartak Braho. Teksa ngjisnin shkallët e Kuvendit Rama e Braho u panë të shtyjnë me të qeshur njëri-tjetrin, se kush do të ishte i pari që do të hynte në sallën e Kuvendit.