Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Armando Prenga, i kërkoi leje Prokurorit të Përgjithshëm që të dalë nga shtëpia për të vizituar prindërit e tij të moshuar. Sipas deputetit, ata janë të moshuar dhe nuk mund të udhëtojnë drejt Tiranës, ku banon ai.

Bashkëngjitur kërkesës së firmosur nga deputeti, kryeprokurorit i është dorëzuar edhe një epikrizë e firmosur nga një mjek pranë spitalit rajonal në Kurbin, ku përshkruhet gjendja e rënduar shëndetësore e babait të Armando Prengës. Gjithashtu, ai arsyeton se edhe nëna e tij është në pamundësi për të udhëtuar në drejtim të Tiranës, ku deputeti ka banesën.

Prej disa javësh, Prenga është nën masën e “arrestit në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Lartë.