Është përfshirë nga flakët një banesë e komunitetit rom në fshatin Moravë të Beratit. Ngjarja ka nddodhur orët e natës. Banesa rezulton në pronësi të shtetasit Skënder Rrënja dhe nga mbikëqyrjet e para të vendit të ngjarjes policia dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.
Vetë anëtarët e familjes Rrënja nuk ndodheshin në banesë në momentin e zjarrit, pas janë në Gjermani për të kuruar një prej fëmijëve të sëmurë të saj. Djali 14-vjeçar i familjes, rezulton se po lufton me vdekjen në spital për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Nikolin Rrënja, vëllai i kryefamiljarit, ka deklaruar se djegia e banesës vjen pas vjedhjes së pompës së ujit që ndodhej në oborrin e shtëpisë. Ai ka apeluar për ndihmë, pasi jeta e nipit të tij të sëmurë është në rrezik dhe kthimi i familjarëve në Moravë do t’i gjejë ata pa banesë.
Nadire Rrënja, kryetare e organizatës “Gruaja Rome e së Nesërmes”, ka deklaruar se problemet e kësaj familjeje janë të mëdha.