Është sekuestruar sot, në grykëderdhjen e Semanit, një gomone e cila mendohet se ka ardhur nga Italia.

Sipas policisë, mjeti lundrues gomone 9 m i gjatë  me dy motorra 225hp, dyshohet se  do të ngarkohej me lëndë narkotike e do të rinisej më pas drejt Italisë.

Në pranga deri tani kanë përfunduar 2 persona, A. Dhrami, 49 vjeç dhe A. Jaho 50 vjeç, me banim në Vlorë. Personat janë shoqëruar në Triport dhe po intervistohen.

Policia sqaron se nuk kanë asnjë lloj dokumentacioni per mjetin lundrues.

Po bashkëpunohet me Drejtorinë e Policisë së Fierit për krehjen e zonës pasi  nga informacionet  e marra në  rrugë operative dyshohet se këta shtetas  kanë ardhur për të marrë lendë narkotike.