Diçka e pazakontë ka ndodhur dje gjatë turit “Të pastrojmë Shqipërinë” që u mbajt në Shkodër. Teksa ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nisi fjalimin, një person nga salla filloi të flasë me zë të lartë duke i ndërprerë kështu fjalimin, raporton “Balkanweb”.
Kjo situatë e acaroi kryeministrin Edi Rama, i cili ndërhyn menjëherë dhe nis t’i bërtasë personit në sallë:
“A ka mundësi të dalësh ti e t’ia lirosh vendin dikujt tjetër aty? Apo do e mbyllësh gojën? Dëgjove çfarë të thashë?”