Ekstradohet nga Zvicra një prej 16 të pandehurve të “Bandës së Durrësit” i dënuar me 20 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë.

Osman Korpuzi, 37 vjeç, lindur në Kosovë ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila më 16.01.2015, e ka dënuar me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë“.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bernën u bë i mundur arrestimi i tij në Zvicër, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.