Babai i një vajze 18-vjeçare akuzohet nga prokuroria se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij kur ajo ishte e mitur.
41-vjeçari Artur L., është dërguar si i pandehur në gjykatën e Tiranës, pas një kallëzimi të vetë vajzës së tij e shoqëruar nga e ëma, e cila e ka denoncuar për abuzime seksuale që në moshën 12 vjeçe.
Aktualisht vajza është 18 vjeçe dhe denoncimin e ka bërë dy muaj pasi ishte fejuar me një djalë nga Mallakastra, emigrant në Greqi.
Ngjarja
Pas natës së parë të dashurisë mes tyre, i fejuari kishte konstatuar se vajza nuk ishte e virgjër dhe pikërisht për këtë arsye i ka kërkuar edhe llogari vajzës. Vajza është detyruar t’i tregojë më pas edhe së ëmës se gjashtë vite më parë, në vitin 2009, babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të.
Pas rrëfimit të vajzës, nëna e saj ka vendosur të denoncojë ngjarjen në komisariatin e policisë së Kamzës. Të dyja së bashku kanë rrëfyer historinë përpara oficerëve të policisë, të cilët më pas bënë të mundur edhe arrestimin e tij.