Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Milot-Laç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek ura e Milotit.

Deri më tani nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.