Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për akuzën “Korrupsion aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit, funksioneve të Drejtësisë" është arrestuar nga policia. Mësohet se në pranga ka rënë 50-vjeçari Nik (Besnik) Vojaçek (Braka), lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë. Personi në fjalë ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria Durrës, e kishte dënuar atë më 2 vjet burg për veprën penale të " Korrupsion aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit, funksioneve të Drejtësisë" parashikuar nga nenet 319 të K.Penal.
Vojaçek është pjesë e dosjes, ku i pandehur ishte edhe ish-prokurori Aleksandër Plepi. Në bashkëpunim me të tjerë, i arrestuari i sotëm u akuzua se, ka kërkuar që ish-prokurori të ndërhyjë tek bashkëshortja e tij, gjyqtare, për t’i dhënë një masë të butë dënimi të pandehurit Vojaçek, (Besnik Braka), i dënuar për trafik municionesh dhe shpërndarje narkotikësh.