Dy ditë para protestës para parlamentit, kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një takim me 53 kryetarët e degëve të PD për organizimin e protestës së 17 dhjetorit. Takimi zgjati rreth 30 minuta ku u fol për protestën e së enjtes para parlamentit.
Sipas ‘Shqiptarja.com’ në takimin e mbajtur në selinë e PD-së, ishin edhe deputetët e PD-së. Dy ditë më parë kreu i demokratëve i ka dhënë urdhër deputetëve të Tiranës për angazhim në terren për të mobilizuar njerëzit në marshimin para kuvendit.