Policia italiane ka identifikuar shqiptarin që mbeti i vrarë mbrëmë në një lokal në Milano. Quhet Endri Mrishaj, 26 vjeç viktima, i cili u qëllua nga grup i armatosur që hyri në ambientin ku ai ndodhej. I plagosur mbeti pronari, një person rreth 30 vjeç.
26-vjeçari Mrishaj rezulton me precedent kriminal pasi është arrestuar bashkë me një grua në prill të këtij viti me 80 gramë kokainë. Pasi doli para gjykatës ai u la në arrest shtëpie.