Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi akuzohet se ka rrahur ish-të dashurën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Yzberisht të Kombinatit dhe i arrestuar është Marin Nozlli. Mësohet se i riu ka ndaluar në rrugë ish-të dashurën dhe ka nisur të debatojë me të.

Më pas, ai e ka goditur atë disa herë, deri sa kanë ndërhyrë disa kalimtarë, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Në dëshminë e dhënë në polici, vajza e dhunuar ka thënë se ishte ndarë prej tre muajsh me Nozllin, pasi e dhunonte. Por, pavarësisht kësaj, ai vazhdonte ta përndiqte, duke dashur të rilidhej me të, aq sa sot e ka rrahur në mes të rrugës, pse 22-vjeçarja nuk pranonte të rikthehej tek ai.