Policia Kufitare në Kakavijë ka kapur sërish disa shtetas marokenë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia.

6 prej tyre janë kapur në afërsi të fshatit Kakavijë dhe 5 të tjerë në vendin e quajtur Kordhoc.

Sipas policisë, të 11 këta persona janë shtetas marokenë, dhe destinacioni i tyre ishte Gjermania.

Vetëm tri ditë më parë, në Kakavijë u ndaluan 12 marokenë të tjerë që kishin hyrë ilegalisht. Edhe destinacioni i tyre ishte po shteti gjerman.