Një shqiptar 26-vjeçar është vrarë dhe një 30-vjeçar është plagosur. Ky është rezultati i të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth 23:30 në një bar në Pioltello, në Milano.

Sipas raportimeve paraprake të policisë, dy persona të panjohur hynë në bar dhe qëlluan me armë, plumbat e të cilave goditën në bark 26-vjeçarin shqiptar dhe në këmbë 30-vjeçarin që ishte baristi i lokalit.

Mediet italiane shkruajnë se 26-vjeçari, emri të cilit nuk bëhet ende i ditur, ndërroi jetë gjatë natës në poliklinikën e Milanos.

 

 

S.L.