Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, e për pasojë janë plagosur babë e bijë, një prej tyre në gjendje të rëndë. Mësohet se një kamion maqedonas me targa OH 320IJ, me drejtues shtetsin Fatmir Rakimovski, 55 vjeç, banues në Ohër ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një automjet tip “Peugeot” me targa AA570 IF, të drejtuar nga shtetasi V.H, rreth 50 vjeç.
Për shkak të përplasjes së fortë është dëmtuar 50 vjeçari si dhe vajza e tij Sh. H., rreth 20 vjeç, pasagjere tëk automjeti. Ata u dërguan në Spitalin e Pogradecit, ku drejtuesi ndodhet aktualisht në gjendej të rëndë shëndetësore, ndërsa vajza e tij jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi V.H., pas ndihmës mjekësore të marrë, në Spitalin e Pogradecit, u nis për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim të specifikuar. Drejtuesi i kamionit, u shoqërua në Komisaritin e Pogradecit. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur shkqaet dhe rrethanat e aksidentit.