Ka tentuar të ngjitet në një apartmanet për të vjedhur, por ka përfunduar i shtruar në spital, pasi ka rënë nga 10 metra lartësi.

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, i cili jetonte në Italli, emri i të cilit nuk dihet. Sipas mediave italiane, 20 –vjeçari shqiptar ka tentuar të ngjitet në godinën e një pallati, për të hyrë në apartament. Pasditën e djeshme, shqiptari humbi kontrollin dhe rrështqipti duke mbetur i plagosur rëndë.

I riu u gjet i shtrirë në tokë, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Më pas u lajmëruan ambulanca dhe Policia. Mjëkët i dhanë ndërhyrjen e parë në vendngjarje dhe më pas i riu u shoqërua në sptalin e Riminit. Tani ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Djali thuhet se ka rënë nga 10 metra lartësi, ndërsa për të kaën nisur hetimet.