Drejtësia belge ka dënuar 45 persona për trafikimin e objekteve të vjedhura në Belgjikë dhe transportimin e tyre në Shqipëri. Gjykata vendosi të denojë bandën shqiptare me totalisht 69 vjet burg dhe gjobë me vlerë totale 119.700 euro, shkruan abcnews. Nga 47 të panderhurit, 45 persona u shpallën fajtorë për vjedhje dhe pastrim parash. Banda ka vjedhur 261 shtëpi në Belgjikë dhe ka kryer një grabitje të dhunshme të një kamioni me katër milionë cigare.
Mediat Belge citojnë eurodeputetin belg, Ivo Belet, i cili nënvizon, se kontrolli i duhur i kufirit shqiptar është një kërkesë e rëndësishme për antarësim në Bashkimin Europian. Sipas tij, doganat shqiptare aktualisht nuk janë në gjendje për të zbuluar mallrat e trafikuara në mënyrë të paligjshme.