Arrestohet personi i katërt i grupit që theu xhamat e 23 makinave, pak ditë më parë në Unazën e Re, në Tiranë. Policia e kryeqytetit njoftoi arrestimin e 20-vjeçarit, Aldo Menga, i cili ishte shpallur në kërkim bashkë me dy të tjerë, për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës”.
Më herët në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Bledar Hilaj, Sadik Krasniqi dhe Endri Gjonaj. Ata akuzohen se, gjendje të dehur kanë dëmtuar me sende të forta xhamat dhe pasqyrat e 23 automjeteve. Makinat kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës, në rrugën “Sokrat Miho”. Në kërkim janë ende edhe dy të rinj.