Një 30-vjeçar i dha fund jetës sot në mëngjes, duke u hedhur nga kati i 4 i një pallati në lagjen 10 të qytetit të Durrësit. Viktima është M.I., banues po në pallatin nga ku mori vendimin ekstrem. Ai u gjet rreth orës 07:30 nga pronarët e një shtëpie private, se një viktimë kishte rënë në oborrin e tyre.

Sipas policisë, nga përplasja e fortë me tokën, i riu ndërroi jetë menjëherë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak ka qenë depresioni. Hetimet po vazhdojnë, duke u marrë në pyetje edhe familjarët e viktimës.

K.H.