Një 25-vjeçar nga Lazarati u arrestua sot nga policia për sulmet ndaj saj.

Viktor Aliko, ishte në kërkim për shkatërrim prone, organizim e pjesëmarrje në manifestime të paligjshme, si dhe kundërshtim i punonjësve të policisë së rendit.

Ai akuzohet se, së bashku me disa shtetas të tjerë në datë 08.10.2014 në fshatin “Lazarat” kanë qëlluar me sende të forta kundrejt makinave të policisë duke i dëmtuar ato.