Operacion antidrogë në Devoll u zhvillua nga policia e Korçës, duke zbuluar 30 kg kanabis dhe arrestuar 3 persona. Julian Bylyku, 36 vjeç, Nikos (Astrit) Medolli, 43 vjeç, si dhe Gramoz Vila, 44 vjeç, banues në fshatin Libonik- Korçë. Arrestimi i tyre u bë pasi,  në vendin e quajtur  “Varrezat e Vishocicës”, në Devoll.

Policia ndaloi fillimisht Julian Bylykun, i cili drejtonte një karrocë  (që tërhiqej nga kafshë pune. Karroca ishte ngarkuar me bazë ushqimore për bagëti dhe poshtë saj u gjetën të fshehura 2 çanta me 30 kg e 135 gramë kanabis. Dy të tjerët policia i ndaloi në qytetin e Bilishtit, të cilët po e prisnin drogën për ta marrë me makinë.