Dy aktorët e mëdhenj të estradës së Durrësit ngjiten në skenën e “Portokallisë”. Sot në mbrëmje, publiku nga salla dhe televizioni ndoqën një skeç të krijuar nga Muharrem Hoxha dhe Sanije Hoti.

Ndonëse estrada e Durrësit është mbyllur tashmë, emrat e përfaqësuesve të saj bëjnë jehonë. Të dy humoristët durrsakë kanë luajtur një pjesë, të cilën e vunë në skenë një muaj më parë, ditën kur u organizua ceremonia e daljes në pension të Muharrem Hoxhës dhe dhënies së titullit “Mjeshtër i Madh”.