Një prej rrjeteve më të fuqishme të shpërndarjes së drogës në Greater Manchester, në Britaninë e Madhe, drejtohej nga disa shqiptarë. Dy prej tyre, Artur Ruko, 34 vjeç dhe Hajri Merkaj, 32 vjeç u arrestuan nga policia dhe u shpallën fajtorë nga gjykata. Autoritetet britanike thanë se dy shqiptarët drejtonin një grup të mirorganizuar të shpërndarjes së kokainës. Vetëm Ruko mendohet se kishte fituar 100 mijë paund nga shitja e drogës në sasi të vogla në më pak se 6 muaj, shkruan lapsi.al.

Ai mbante dokumente të falsifikuara greke dhe italiane. Policia i gjeti edhe një faturë prej 16 mijë paundësh që ai kishte transferuar në Shqipëri. Merkaj u pikas pranë makinës së Rukajt dhe vrapoi kur policia iu afrua. Por ai u gjet i fshehur në dhomat e kondicionerëve të një hoteli. Atij iu gjetën 24 doza kokainë me vete. Ruko u dënua me 4 vjet burg, ndërsa Merkaj me 3 vjet e 7 muaj.