Një i ri shqiptar që jetonte në Itali ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Parma.
Sipas policisë italiane aksidenti ka ndodhur në zonën e Colleçhio-s rreth orës 4 të mëngjesit të djeshëm.
Makina ka përplasur 24-vjeçarin shqiptar Armand Hidri, i cili kishte dalë nga një lokal. Policia është vënë në ndjekje të shoferit. Hidri jetonte në zonën e Langhirano-s.