Plagoset me armë zjarri një 18-vjeçar në Sukth. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në një lokal në qendër të Sukthit.

Sipas burimeve policore, në konflikt janë përfshirë disa të rinj që gjendeshin si klientë në lokal. Ndërkohë, 18-vjeçari, që është dhe pronari i lokalit, ka ndërhyrë për të shuar sherrin. Por, ai është qëlluar aksidentalisht nga njëri prej klientëve.

18-vjeçari me iniciale F.V., banues në Shenaprene, është dërguar në spitalin Durrësit me një plagë në bark dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Ndërkohë, policia e ka identifikuar dhe po punon për kapjen e tij si dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.