Policia e Tiranës arrestoi një 33-vjeçar të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane pasi ishte dënuar me 10 vjet e 5 muaj burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe për trafik droge.

I arrestuari është Ilir Hysa, nga Tirana, i cili u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali.