Ish-përgjegjësi i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë ka përfunduar në prangat e policisë. Luan Bejko, 61-vjeç, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim.
Ai ishte dënuar me 3 vite burg e 900 000 lekë gjobë për “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” si dhe për “Shpërdorim detyre”.
Në vitin 2012, Bejko vendoste gjoba te subjekte të ndryshme, e më pas i anulonte ato, në këmbim të ryshfetit.