Një proces penal është duke u zhvilluar në Zvicër në Kantonin e Gjenevës ndaj bosit shqiptar të karburanteve. Rezart Taçi. Ky është konfirmimi që vjen nga Interpol dhe Prokuroria e Përgjitshme, të cilët informojnë se ndaj Taçit ka një hetim intensiv nga Prokuroria Publike e Kantonit të Gjenevës në Zvicër, shkruan “Opinion.al”.
Ndërkohë që nuk dihet nëse është ndaluar, por konfirmohet se Taçi është marrë në pyetje nga prokurorët zviceranë. Dyshimet për arrestimin e tij lindin pasi Taçi ka kohë që nuk shfaqet në publik.





